
Dosje të reja me emra të personaliteteve politike shqiptare që dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve të sigurimit në kohën e Jugosllavisë pritet të publikohen së shpejti në Maqedoni, në kuadër të luftës mes partive politike.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, të cilat iu referohen burimeve pranë subjekteve politike shqiptare.
Sipas këtyre të fundit, situata e krijuar pas publikimit të këtyre dosjeve do të shfrytëzohet nga qarqe të caktuara për të krijuar tension dhe kaos në skenën politike shqiptare.
Publikimi i dosjeve të tilla, shumica e të cilave duhet të verifikohen, ka larguar vëmendjen e partive shqiptare nga cështja e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Ndërkohë, partia në pushtet VMRO/DPMNE po e shfrytëzon këtë situatë për të realizuar projektet e saj.
Top Channel