Krasniqi: Vendi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme

18/10/2010 14:20

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi deklaroi se qëndrueshmëria institucionale në vend do të mund të krijohej me mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme para fundit të këtij viti.

Sipas Krasniqit, Kushtetuta nuk parashikon krijimin e qeverisë teknike dhe i takon udhëheqësit aktual të koalicionit të prishur, kryeministrit Thaçi të vendosë nëse dëshiron votëbesim në Kuvend.

Duke folur për BBC-në, Krasniqi vlerëson se vendimi i LDK-së për daljen nga koalicioni krijoi krizë.

Top Channel