Partia Socialdemokrate e Kosovës është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, duke i cilësuar ato si të dëmshme për shtetin e ri.

“PSD është absolutisht kundër zgjedhjeve të parakohshme pasi vlerëson se mbajtja e tyre do të ishte një improvizim negativ, që do të prodhonte një proces të kontestuar”, ka deklaruar PSD.

Përmes një komunikate për shtyp, partia e ish-kryeministrit Agim Ceku ka shprehur gjithashtu shqetësimin e saj për situatën e krijuar pas largimit të LDK-së nga qeveria.

“Këto zhvillime negative vijnë si pasojë e mosrespektimit dhe moskoordinimit të ndërsjellë mes partnerëve të koalicionit dhe tendencës së njërit partner për të injoruar partnerin tjetër”, ka shtuar PSD.

Top Channel