E hënë 18 tetor, Kosova zgjohet me nje gjysme qeveri.  Përfaqësuesit e deritanishëm të LDK-së në qeveri, dikush më herët e dikush më vonë, u paraqiten në punë për t’i dorëzuar mandatet e tyre.(UPDATE)

LDK kishte gjashtë poste ministrore dhe zëvendëskryeministrin. Ky i fundit u paraqit i pari ne punë, ndërsa një orë më vonë erdhi edhe ministri i punëve të Jashtme Skënder Hyseni. Ndërsa zëvendëskryeministri i deritanishëm Ramë Manaj zhvilloi një takim me kryeministrin Hashim Thaci, ministri i Jashtëm Skënder Hyseni i dorëzoi detyrat zëvendësministres Vlora Citaku.

Megjithëse kritik ndaj udhëheqjes së LDK-së, Bujar Bukoshi respektoi vendimin e Fatmir Sejdiut për të dalë nga koalicioni qeverisës me PDK-në.

Ministri i vetëm i cili zyrtarisht nuk bëri dorëzimin e detyrës është ministri i Kulturës Lutfi Haziri.Dorëzimi i detyrës duhet të jetë një proces jo edhe aq i këndshëm për ministrin e Drejtësisë, Haki Demolli, i cili mori detyrën vetëm tre muaj më parë. Ai bashkë me zëvendësin e tij Arsim Janova, braktisën Ministrinë e Drejtësisë për t’ju kthyer zhvillimeve të brendshme në parti.
 
Ndërsa ajo çfarë duket se i ka mbetur peng ministrit të deritanishëm të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati është mosfunksionalizimi i komunës së veriut të Mitrovicës.
 
Procedura e dorëzim -pranimit të detyrës është e thjeshtë tha një zyrtar i LDK-së. Përfaqësuesit e LDK-së në qeveri u terhoqen me vendimin e leshuar nga kryesia dhe detyrën ia dorëzojnë sekretarit të përhershëm të ministrisë përkatëse.

Top Channel