Antena e një prej kompanive të telefonisë celulare që veprojnë në Kosovë është hedhur në erë në veri të vendit.

Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ka ndodhur në Leposavic, komunë e banuar me shumicë serbe.

Mbi ngjarjen kanë nisur hetimet, të cilat po drejtohen nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me policinë e misionit EULEX.

Top Channel