Kinë, zgjidhet pasardhësi i Hu Jintao

18/10/2010 17:00

Zëvendëspresidenti kinez Xi Jinping është emëruar nënkryetar i të plotfuqishmit Komisioni Qëndror Ushtarak.

Sipas mediave ndërkombëtare, ky emërim shihet si një lëvizje për të caktuar Jinping si pasardhësin e presidentit Hu Jintao.

Vendimi u mor në ditën e fundit të takimit vjetor të Partisë Komuniste kineze.

Hu Jintao duhet të tërhiqet nga posti i kreut të kësaj partie në vitin 2012, ndërsa një vit më vonë nga posti i presidentit.

Jinping po ndjek kështu gjurmët e Jintao, i cili u emërua gjithashtu në krye të komisionit që kontrollon ushtrinë kineze, para se të bëhej president.

Jinping u ngrit në detyrë nga Komiteti Qëndror i Partisë Komuniste kineze, një këshill që përbëhet nga rreth 200 zyrtarë.

Top Channel