Komisioni Evropian në analizën e tij ekonomike ka vlerësuar se Mali i Zi është vendi që po del më shpejt se të tjerët nga recesioni.

Sipas KE, gjatë këtij viti në Mal të Zi ka pasur një rritje graduale të GDP-së, si dhe rritje të prodhimit industrial në kuotën 5.6 për qind.

Gjithashtu, Komisioni ka vlerësuar realizimin nga autoritetet malazeze të projektit për furnizimin me ujë të zonave bregdetare.

“Ky projekt, i gjatë 107 kilometra dhe me vlerë 82 milionë euro, përbën një element kyc për zhvillimin e turizmit”, ka vlerësuar KE.

Top Channel