Një aksident tragjik ndodhi në aksin Iraklio- Hania në ishullin e Kretës.   

Ngjarja ndodhi ne oret e vona  te mbremjes te se dieles. Sipas policise, nje autoveture e markes ‘Peugeot’ qe drejtohej prej nje shtetasi grek 57 vjec, u perplas me nje autobot.

Si pasoje e aksidentit gjeten vdekjen ne vend 5 vete,kater prej te cileve turiste ruse dhe drejtuesi i automjetit.Automjetin e kishin marre ruset me qera,por e drejtonte 57-vjecari grek.

Policia thote se shak per aksidentin ka qene lageshtira ne rruge dhe konsumi i alkoolit prej drejtuesit te automjetit.

Forcat e rendit ndaluan drejtuesin e autobotit dhe po hetojne rrethanat e aksidentit. Trupat e viktimave u derguan ne morgun e spitalit te Haniase.

Top Channel