Gjermania e Franca: Të ndryshohet Lisbona

18/10/2010 23:25

Kur duhen edhe pak ditë për t’u mbushur 1 vit nga hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës, Gjermania dhe Franca planifikojnë ndryshimin e tij.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp Sarkozi dhe Merkel u shprehën se Parisi dhe Berlini do të kërkojnë ndryshimin e Traktatit të Lisbonës për të përcaktuar rregulla të reja që do të mbikqyrin më mirë stabilitetin financiar përmes rritjes së sanksioneve ndaj atyre vendeve të BE-së që e shkelin këtë pakt.

Në marrëveshjen mes Gjermanisë dhe Francës parashikohet që për të gjitha vendet që nuk zhvillojnë një politikë korrekte për defiçitin e tyre të sanksionohen brenda 6 muajve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA