Presidenti i Serbisë Boris Tadic po ndryshon strategjinë e Beogradit për bisedimet me Kosovën, duke pranuar që më parë të diskutohet për cështje teknike.

“Bisedimet duhet të fillojnë me cështjet jetësore”, ka deklaruar Tadic për të përditshmen lokale “Politika”.

Këtë gjë ai e ka thënë edhe në takimin me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, e cila pak ditë më parë vizitoi Beogradin.

Tani presidenti serb ka thënë se nuk ka nevojë për shumë media dhe atmosferë, për të zgjidhur cështjet më emergjente.

Disa organizata humanitare ndërkombëtare sugjerojnë se cështjet e para për t’u biseduar duhet të jenë ato për pensionet dhe komunat serbe në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA