Partitë shqiptare në Maqedoni kanë shkëmbyer akuza të ashpra lidhur me cështjen e dosjeve.

BDI akuzoi PDSH për fabrikim të dosjeve mbi anëtarët e saj, pa pasur prova dhe fakte konkrete.

“BDI s’ka kohë për të humbur me këtë parti që s’ka c’t’i ofrojë elektoratit dhe bën fabrikime të ndryshme”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i PDSH-së, e cila ka zkuar partinë e Ali Ahmetit për tradhti kombëtare dhe tragjedi kolektive.

Partia e Menduh Thacit ka deklaruar se betejën me spiunët e Serbisë do ta cojë deri në fund.

Përplasjet mes dy partive nisën pasi një profesor i Universitetit të Tetovës dorëzoi në komisionin e lustracionit dosje për anëtarët e BDI-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA