Tiranë, një në pranga për kontrabandë
17/10/2010 14:20
Një nga tregtarët e zonës së Medresesë në Tiranë u arrestua nga policia, nën akuzën e kontrabandës së mallrave.
Gjatë një njoftimi për shtyp, policia tha se gjatë një operacioni të koduar Prespa, arriti të ndalojë tregtarin si edhe mallin e tij me vlerë 600 mijë euro.
Sipas policisë, Vangjo Niçka, 47 vjeç, në bashkëpunim edhe me një person tjetër të shpallur në kërkim, transportonte mallra nga dogana e Goricës për në Korçë dhe më pas në drejtim të kryeqytetit, me destinacion tregun e Medresesë.
Mallrat e sekuestruara janë të gjitha veshje për fëmijë.
Top Channel