Të huajt, Merkel ndez debatin

17/10/2010 16:20

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ndezi edhe më tepër debatin në kampin konservator mbi islamin dhe emigrantët.

Merkel deklaroi një ditë më parë se përpjekjet për ndërtimin e një Gjermanie multietnike kanë dështuar plotësisht dhe bashkëjetesa që vijnë nga kultura të ndryshme thjesht nuk ka funksionuar për Gjermaninë, që strehon gati 4 milionë muslimanë.

Deklarata e kancelares gjermane u bë në kongresin e të rinjve kristian-demokratë.

“Në Frankfurt 2 në 3 fëmijë janë fëmijë emigrantësh. Ne jemi një vend që praktikisht në vitet ’60 ftoi të huajt të punojnë në Gjermani. Tani ata po jetojnë me ne dhe për një farë kohe gënjyem veten se mund të jetonim të qetë e të këndshme me njëri-tjetrin, por e gjithë kjo është një dështim. Emigrantët duhet të punojnë më shumë për t’u integruar dhe pikë së pari duhet të mësojnë gjermanishten, një kërkesë e drejtë për të patur më shumë shanse në treguan e punës”, tha Merkel. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA