Regjistrimi i popullsisë, PDU kundër

17/10/2010 16:50

Partia Drejtësi dhe Unitet pritet të kundërshtojë fort regjistrimin e popullsisë sipas kriterit të etnisë dhe fesë.

“Jemi kategorikisht kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, apo do të mbajmë qendrimet tona konform programit që ne kemi. Nuk jemi kundër regjistrimit të popullsisë në parim, por mënyrës se si ai iu është servirur dhe kohës që po bëhet”, deklaroi deputeti, Shpëtim Idrizi.

Deputetët e Partisë Drejtësi dhe Unitet kanë paralajmëruar se shumë shpejt në Tiranë do të mbahet një kongres mbarëshqiptar ku do të trajtohen për zgjidhje shumë probleme të shqiptarëve.

“Kemi patur një takim me kryeministrin dhe kemi rënë dakort që të ketë një kongres kombëtar për diasporën dhe emigracionin dhe jemi angazhuar me një grup pune për të bërë gati ligjin përkatës, vendimet e qeverisë, strukturën administrative dhe veprimtarinë e këtij institucioni”, tha më tej zoti Idrizi.
Idrizi theksoi se  do të punohet edhe për ngritjen e një këshilli kombëtar të diasporës, për të zgjidhur një sërë problemesh që nisin me diskriminimin e vijojnë me mësimin e gjuhës shqipe. PDU ka kërkuar që të mbështeten institucionet e Kosovës, dhe të zhvillohet një politikë ekonomike bashkëpunuese mes dy vendeve tona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA