LSI zbret në Vlorë e Mallakastër

17/10/2010 17:55

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zbritur në Mallakastër e më pas në Vlorë nga ku kreu i saj Ilir Meta theksoi se LSI është në qeveri aktualisht për t’i shërbyer shqiptarëve në luftën për zhvillimin e metejshëm e të gjithanshëm të vendit.

Pika kryesore ku zoti Meta u mbështet ishte liberalizimi i vizave si një sukses të cilin ai e quajti historik për të gjithë shqiptarët. Sipas zv.kryeministrit, kontributi i LSI-së në këtë proces ka qenë i jashtëzakonshëm.

Ndërkohë në Mallakastër, zoti Meta u fokusua tek përmirësimi i kushteve për të punësuarit në sektorin e naftës dhe në të njëjtën kohë premtoi projekte të shumta për rritjen e cilësisë së mjedisit me mbështetje jo vetëm të qeverisë shqiptare, por edhe të Bashkimit Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA