Lindje e Mesme, Netanyahu: Libani, satelit i Iranit
17/10/2010 13:55
“Libani po bëhet një satelit i Iranit”. Kështu është shprehur kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu.
“Por ne e dimë mirë se si të mbrohemi”, ka shtuar ai duke komentuar vizitën e fundit të Mahmud Ahmadinejad në Liban.
Netanyahu pohoi sërish se “Izraeli mbetet gati t’i shtrijë dorën të gjithë fqinjëve tanë në emër të paqes”.
Top Channel