Librazhd, qëllojnë me thikë kushëririn, ndalohen agresorët
17/10/2010 09:15
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së premtes në fshatin Sopot të Komunës Stravaj, 40 kilometra larg qytetit të Librazhdit.
Gjatë një feste familjare, një 42-vjeçar është goditur disa herë me thikë në trup.
Sipas policisë së Librazhdit, 42-vjeçari Namzi Njelina është qëlluar 4 herë me thikë nga kushërinjtë e tij, Bashkim dhe Besnik Njelina, për motive të dobëta.
Viktima u shoqërua për në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia arrestoi paraditen e djeshme dy kushërinjtë agresorë dhe po punon për hetimin dhe përcaktimin e plotë të motiveve të saj, ndonëse paraprakisht e ka klasifikuar si ngjarje e ndodhur për “motive të dobëta”.
Top Channel