Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë reaguar duke thënë se me vendimin e së shtunës për daljen nga bashkëqeverisja, kjo parti nuk e ka vendosur vendin në krizë institucionale, ashtu siç ka deklaruar ish-partneri i tyre qeverisës, PDK.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ramë Manaj, është cituar nga mediat në Prishtinë të ketë thënë se ekziston mundësia e koalicioneve të reja, apo e formimit të një qeverie teknike deri në zgjedhjet e parakohshme të 13 shkurtit të 2011-ës.

Ndërkohë, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka deklaruar se vendi është në krizë institucionale dhe se zgjedhjet e jashtëzakonshme tanimë mund të jenë dalje e shpejtë nga kjo krizë e shkaktuar nga LDK-ja.

Top Channel