Kukës, reshjet e dendura, shtohen prurjet në Drin

17/10/2010 10:35

Rajoni i verilindjes së Shqipërisë, Kosova, dhe perëndimi i Maqedonisë, janë përfshi nga reshjet e shiut të cilat ndonëse me ndërprerje, po vazhdojnë prej disa ditësh.

Sipas burimeve zyrtare të shërbimit sinoptik të forcave ajrore në Kukës, mësohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë rënë rreth 16 mm shi, ndërsa moti i paqëndrueshëm dhe me reshje do të vijojë edhe ditët në vazhdim.

Reshjet e dendura kanë rritur nivelin e prurjeve në lumin Drin dhe në lumenjtë e tjerë.

Sasia mesatare e prurjeve në kaskadën e Hidrocentralit të Fierzës llogaritet në më shumë se 850-900 metra kub në sekondë, një sasi mjaft e madhe për mesataren e stinës.

Ndërsa niveli i hidrocentralit ndodhet në kuotën rreth 287 metra mbi nivelin e detit.

Nga burime të mirinformuara mësohet se hidrocentrali i Fierzës po punon me kapacitet të plotë me katër turbina, të cilat konsumojnë të paktën rreth 700 metra kub ujë në sekondë.

Top Channel