Kukës, braktiset tregu agro-ushqimor
17/10/2010 19:50
Tregu agro-ushqimor i qytetit të Kukësit, ndërtuar me një investim prej 570 mijë dollarësh ka dalë tërësisht jashtë funksionit.
Tregëtimi në rrugë dhe konkurenca e pandershme ka detyruar tregëtarët e vegjël që punonin në këtë treg që të largohen përfundimisht prej andej.
Tre vjet më parë aty punonin 74 tregëtarë të licensuar, por ata tashmë janë larguar duke zgjedhur për të punuar rrugët dhe trotuarët e qytetit të Kukësit në kushte shumë të papërshtatshme.
Tregu është pjesë e investimeve dhënë Bashkisë së qytetit të Kukësit, por që ka dalë jashtë funksionit dhe është braktisur.
Top Channel