Greqi, kriza, 30% të varfër
17/10/2010 11:35
Rreth një e treta e popullsisë së Greqisë mund të konsiderohet shumë shpejt, për shkak të krizës, e varfër.
Lajmin e ka mbështetur rrjeti grek për luftën kundër varfërisë (Eapn).
Kreu i këtij institucioni, Katerina Poutou, bën të ditur se edhe pse shifrat zyrtare flasin aktualisht për 21% të grekëve në gjendje varfërie, shifra reale ka prekur 25%.
Por në të ardhmen një e treta e popullsisë rrezikon të jetë pjesë e shtresës së varfër.
Top Channel