Ambasadorja gjermane, tur në jug të vendit

17/10/2010 19:30

Ambasadorja gjermane ndërmori një tur në jug të vendit ku vizitoi disa projekte të rëndësishme në fushën e energjetikës, të financuara nga qeveria gjermane. Ndalesa e parë ishte Hidrocentrali i Bistricës, një projekt 34 milionë euro, i financuar nga banka gjermane KFV.

“Gjermania është një nga donatorët më të rëndësishëm në bashkëpunimin bilateral me Shqipërinë. Që prej vitit ‘88 kemi një bashkëpunim që bëhet gjithnjë e më i ngushtë. Deri tani Gjermania ka vënë në  dispozicion të projekteve të bashkëpunim financiar me Shqipërinë rreth 545 milionë euro, fonde të cilat kanë shkuar në sektorë të ndryshëm për përmirësimin e jetesës së qytetarëve shqiptarë. Nëse ky nuk është një tregues i qartë bashkëpunimi nuk di c’të them tjetër”, deklaroi ambasadorja Holtkemper.

Zonja Holtkemper vizitoi edhe nënnstacionin e ri 110/20 kilovolt në Gjirokastër. Edhe ky një projekt i financuar me fonde të qeverisë gjermane. Ambasadorja tha se veç energjisë një fushe tjetër e rëndësishme e ndihmës gjermane për Shqipërinë do të jetë turizmi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA