Çështja bërthamore, Irani i gatshëm për negociata

17/10/2010 12:55

“Irani është gati për t’u kthyer na tavolinën e bisedimeve mbi çështjen bërthamore, por nuk do të ndalet”. Kështu është shprehur lideri iranian Mahmoud Ahmadinexhad.

Dje një zëdhënës i përfaqësueses së lartë të politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, deklaroi se një tjetër raund bisedimesh mes Teheranit dhe grupit “5+1” do të mbahet në Vienë nga 15-18 nëntor.

Ahmadinexhad ka deklaruar gjithashtu se Izraeli “po përgatitet për të shkuar në ferr” dhe “çdokush që gjendet në krahë të tij do të shkojë edhe ai në ferr”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB