Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, shkarkoi Behar Selimin nga ushtrimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës të premten pasdite.

Zyra e shtypit e kryeministrit tha se ky vendim, u mor duke u mbështetur në kompetencat e kryetarit të qeverisë  sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Policinë e Shtetit.

Sipas deklarates për shtyp, ky vendim u mor pas rekomandimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepit. I kontaktuar përmes telefonit, vete ministri  i tha Top Channel-it, se arsyeja kryesore e për këtë rekomandim është se, z. Selimi nuk u paraqit për t’u intervistuar në konkursin për pozitën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, ndonëse ai kishte konkuruar më parë.

Gjatë këtyre ditëve u be e ditur se Behar Selimi, ishte duke menduar për t’u shkëputur nga karriera policore dhe per t’i hyrë asaj politike.

Top Channel