Sudan, qeveria ndalon paqeruajtësit e OKB
16/10/2010 16:40
Qeveria sudaneze ka deklaruar se Kombet e Bashkuara nuk mund të vendosin trupa të reja në zonën e tensionuar veri-jugore pa konsensusin e saj.
Deklarata vjen pasi kreu i paqeruajtësve të OKB-së tha se trupat do të dërgohen në zonat e nxehta me kërkesë të presidentit të Jugut gjysmëautonom.
Në vend po rritet ndjeshëm tensioni në prag të referendumit mbi pavarësinë e Jugut, që do të zhvillohet në janar.
Referendumi në fjalë ishte pjesë e marrëveshjes së paqes të nënshkruar në vitin 2005, që i dha fund luftës së ashpër civile.
Ditën e premte kreu i trupave paqeruajtëse, Alain Le Roy tha se trupat e OKB-së do të shtojnë praninë e tyre në kufirin e gjatë 2000 kilometra.
Top Channel