Lëvizja qytetare “Zgjohu” zhvilloi sot para ambasadës serbe në Shkup një protestë kundër djegies së flamurit shqiptar nga huliganët serbë në Itali.

Rreth 100 protestues kanë dënuar ashpër ksenofobinë serbe dhe kanë lëvizur me flamuj kuqezi para selisë diplomatike të Beogradit.

Protestuesit kanë simuluar edhe një ndeshje futbolli, si dhe kanë kënduar këngët e njohura për kombin shqiptar si “Besa-besë”, “Xhamadani vija-vija”, etj.

Në fund, ata i kanë dorëzuar ambasadës serbe një flamur të NATO-s dhe BE-së në formë simbolike, për të treguar se Serbia humbi shansin të anëtarësohet atje ku u anëtarësua Shqipëria.

Top Channel