SHBA, marinsi para gjykatës ushtarake
16/10/2010 16:55
Një ushtar amerikan i akuzuar se ka vrarë disa civilë afganë do të dalë përpara gjykatës ushtarake të SHBA.
Rreshteri Jeremy Morlock është një nga pesë ushtarët e akuzuar për vrasjen me paramendim të tre civilëve afganë më herët gjatë vitit.
Grupi i ushtarëve në fjalë i ka mohuar akuzat, ndërkohë që shtatë ushtarë të tjerë nga e njëjta njësi janë akuzuar për komplot me qëllim fshehjen e vrasjeve.
Ushtria amerikane ka deklaruar se rreshteri Morlock rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.
Top Channel