Partia opozitare Aleanca për Kosovën e Re ka kundërshtuar sot strategjinë e privatizimit të PTK-së, e miratuar pak ditë më parë në Parlament.

Kryetari i grupit parlamentar të AKR-së, Ibrahim Makolli ka deklaruar se kjo parti nuk kundërshton privatizimin, por formën e zgjedhur për të realizuar këtë proces, e cila sipas tij nuk bën një vlerësim të drejtë.

“AKR është pozicionuar kundër privatizimit në këtë formë të PTK-së, pasi konsideron se nuk mund të shkohet në privatizimin e këtij aseti kaq të cmuar pa u bërë më parë një vlerësim i drejtë paraprak”, ka pohuar Makolli.

Ai ka shtuar më tej se privatizimi i PTK-së në këtë kohë krize financiare nuk është dicka e mencur, pasi edhe kompanitë e interesuara nuk kanë bërë një ofertë të kënaqshme.

Top Channel