Lidhja Demokratike e Kosoves vendosi të dalë nga koalicioni qeverisës duke shënuar kësisoj edhe rënien e Qeverisë të drejtuar nga Hashim Thaci.

Permes nje vendimi, kryesia e kesaj partie, duke iu referuar zhvillimeve te fundit tërheqit nga koalicioni me Partine Demokratike. “Prej 18 tetorit-shpjegohet ne vendim, LDK dhe të gjithë përfaqesuesit e saj terhiqen nga koalicioni qeverise. Zëvendëskryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat, përfundimisht të hënën do të bëjnë dorëzimin e detyrave të posteve që kanë mbajtur deri më sot”.

Vendimi i Lidhjes Demokratike te Kosoves vjen një ditë pasi ushtruesi i Detyres se Presidentit Jakup Krasniqi shpalli 13 shkurtin 2011 si datën e zgjedhjeve parlamentare në vend.Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u imponuan me dorëheqjen e ish-presidentit të vendit Fatmir Sejdiu pasi që Gjykata Kushtetuese konstatoi se ai shkeli kushtetutën duke mbajtur dy poste, atë të presidentit dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës.Tërheqja e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga koalicioni qeverisës mund të çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Top Channel