Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i vendit, Hajredin Kuçi, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës u futi vendin në krizë, me vendimin e saj për të dalë nga koalicioni qeverisës.

Sipas Telegraf, Kuçi tha se tani duhet të gjenden zgjidhje emergjente dhe të jashtëzakonshme.

“Momentalisht vendi është në krizë institucionale. Tani duhet të dalim nga kjo krizë dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme janë mundësi”, tha Kuçi.

Top Channel