Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka deklaruar sot se organizimi i procesit elektoral të 13 shkurtit do të jetë një sfidë e vërtetë për shkak të kohës së shkurtër.

Data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme u caktua ditën e djeshme nga ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

“Për ne do të jetë një sfidë e vërtetë pasi është një kohë shumë e shkurtër dhe do të jetë edhe kohë dimri”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i KQZ-së, Xhemajl Peqani.

Ai ka kujtuar gjithashtu faktin se përvec përgatitjeve të zgjedhjeve të parakohshme, KQZ do të përgatisë edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme të Rahovecit.

Top Channel