Paraditen e sotme, në aeroportin e Prishtinës, forcat e policisë kanë arrestuar një person, i cili po tentonte të fuste në territorin kosovar një optikë që përdoret për pushkët e tipit snajper.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet policore kosovare, sipas të cilave poseduesi i objektit, shtetasi kosovar I. Bullcaku vinte nga Shtutgarti.

Sipas burimeve, pas hetimeve paraprake, agjentët e policisë kanë vendosur të kontrollojnë shtëpinë e të arrestuarit, ku kanë gjetur një arsenal të vogël armësh.

Burimet saktësojnë se mes mjeteve të sekuestruara ka pushkë të tipit karabinë, pushkë automatike, pistoleta, granta dorë dhe thika.

Ato shtojnë më tej se ndaj shtetasit Bullcaku është vendosur masa e arrestit me burg, ndërkohë që policia po vazhdon hetimet mbi ngjarjen.

Top Channel