Kasat, nuk ka shtyrje afati

16/10/2010 15:50

Pas protestës në Tiranë, qeveria shqiptare shtyu afatin e kasave deri në fund të dhjetorit, vetëm për tregtarët e shumicës, tek tregu i Medresesë në kryeqytet. Asnjë biznes tjeter nuk perfiton nga ky kompromis i qeverise.

Zëvendësministri i Financave Alfred Rrushaj sqaron se deri ne fund te dhjetorit te ketij vitit duhet te kene kasa te gjitha bizneset ne te gjithe vendin. Ndërsa kompensimi per cmimin e kasave do te behet ne fillim te vitit tjeter kur te paguajne kestin e pare te detyrimit tatimor.

“Mesazhi është i qartë, ka një kalendar të përcaktuar për vendosjen e kasave fiskale. Nëse afati ka përfunduar atëherë biznesi duhet të pajiset me kasë fiskale. Afati 28 shkurt 2011 nuk ka të bëjë me vendosjen e kasave, por të kompensimit të bizneseve që nuk kanë paguar kasat”, tha Rrushaj.

Per qytet te ndryshme afati i vendosjes se kasave eshte i ndryshem. Sipas udhezimit të Ministrise se Financave, bizneset ne Tirane dhe qendrat e prefekturave duhen t’i kishin vendosur kasat deri ne fund te qershorit. Ne qytetet e tjera afati eshte fundi i dhjetorit te ketij vitit. Pas ketyre datave bizneset qe nuk kane vendosur kasat do te gjobiten.
 

Top Channel