Më herët gjatë javës forcat ajrore izraelite kryen një seri stërvitjesh me homologët grekë, shenjë kjo e forcimit të lidhjeve mes dy vendeve.

Por ka më shumë se kaq, stërvitja është një tregues i ndryshimit të politikës gjeografike lidhur me lindjen e Mesdheut.

Gjatë stërvitjes Izraeli angazhoi helikopterë të tipit “Apache” dhe “Black Howk”, ndërsa Greqia helikopterët dhe avionët e saj.

Izraeli beson plotësisht tek fuqia e tij ushtarake e avancuar, por ka një hapësirë shumë të kufizuar ajrore për t’u stërvitur.

Kohë më parë helikopterët izraelitë kanë zhvilluar stërvitje edhe në Rumani, ku ka ndodhur dhe një aksident, si dhe në Turqi, ndonëse tek kjo e fundit nuk zhvillon më.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u prishën muaj më parë, kur komandot izraelitë sulmuan dhe vranë 9 anëtarë turq të ekuipazhit të një anijeje me ndihma për në Gaza.

Top Channel