Zyra Civile Ndërkombëtare e ka cilësuar si një proces normal vendimin e LDK-së për t’u tërhequr nga koalicioni qeverisës me PDK-në.

“Ky është një proces i partive politike që mund të ndodhë në të gjitha vendet demokratike”, ka deklaruar zëdhënësi i ICO-së, Kai Muller Berner.

Ai ka ftuar të gjitha partitë politike që më tej të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe në interes të popullit të Kosovës.

Gjithashtu, zëdhënësi ka porositur institucionet kosovare që të mos ndërpresin punën e tyre dhe të vazhdojnë të realizojnë direktivat e BE-së.

“Kosova ka punë të rëndësishme për të bërë. Ajo duhet të vazhdojë funksionalitetin e saj si shtet dhe të vazhdojë rrugën drejt BE-së”, ka shtuar Berner.

Top Channel