Rihapet impianti i përpunimit të aluminit në Hungari, ndërkohë që edhe banorët e fshatit të prekur nga ndotja nisën rikthimin nëpër shtëpitë e tyre.

Impianti i përpunimit të aluminit, u rihap të premten. Ai zotërohet nga kompania “MAL Zrt” e cila deklaroi se do të duhen maksimumi 4 ditë që impianti të rikthehet në funksionimin e tij normal.

Dhjetra shtëpi në fshatin Kolontar u bënë të pabanueshme pas vërshimit të baltës toksike, ndërkohë që nga helmimi 9 persona gjetën vdekjen.

Top Channel