Francë, ‘Sharl dë Gol’ karburant për disa ditë

16/10/2010 12:00

Ministria e Transportit në Francë paralajmeron se aeroporti francez “Sharl dë Gol” ka karburant vetëm për pak ditë, në prag të grevës përmes të cilës do të kundërshtohen planet e qeverisë për rritjen e moshës së pensionit.

Një zedhenes i kesaj Ministrie tha se zyrtarët po përpiqen të normalizojnë furnizimin. Të paktën 12 rafineri nafte janë goditur nga grevat, dhjete prej tyre jane mbyllur. Një numer deposh karburanti janë bllokuar.

Mbi 200 protesta do te zhvillohen në mbarë Francën të shtunën. Protestuesit kundërshtojnë planet e presidentit Nikolas Sarkozi për të rritur moshën minale të pensionit nga 60 në 62 vjec dhe nga 65 në 67 për pension të plotë shteteror.

Top Channel