Energjia, probleme në Tiranë dhe rrethe

16/10/2010 11:40

Probleme me energjinë elektrike në disa zona të kryeqytetit dhe në rrethe.

Sipas informacioneve të fundit edhe pse CEZ duhet të furnizonte pa ndërprerje, janë regjistruar mungesa në zonën e Kombinatit, në Laprakë dhe në Tufinë.

Mësohet se në Fier ka patur ndërprerje si edhe luhatje tensioni që kanë shkaktuar djegie të pajisjeve elektrike.

Ndërpreje janë raportuar edhe në Pukë, ku mbi 5 fshatrat janë pa energji elektrike, në Sarandë ku 39 fshatra nuk kanë energji, ndërkohë që në Durrës dje ka patur një ‘black out’ për disa minuta.

Top Channel