Bulqizë, mbytet në lumin Drin 27 vjecari

16/10/2010 17:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një 27 vjecar ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin Drin.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave shtetasi Pëllumb Muka ka tentuar të kalojë një urë të vogël, por është marrë nga rryma e fuqishme e ujit.

Sipas burimeve, dyshohet se ka pasur një rritje të papritur të nivelit të lumit Drin nga hapja e digave në Maqedoni.

Burimet shtojnë më tej se edhe banorë të fshatit Goricaj janë vënë në kërkim për gjetjen e trupit të Pëllumb Mukës.

Top Channel