Aksidentet, dy të vdekur pranë Malit të Robit

16/10/2010 20:20

Një aksident i rëndë rrugor, me pasojë vdekjen e dy personave është regjistruar para pak castesh në aksin rrugor Kavajë-Plepa.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë policisë rrugore, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur pranë Malit të Robit, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas burimeve, trajleri me targë “MT 2745 A” u përplas me një fuoristradë me targë “TR 0680 D”, pasagjerët e të cilës gjetën vdekjen.

Burimet saktësojnë se viktimat janë një grua dhe një burrë të moshës 28 dhe 40 vjec, ndërkohë që shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë lagështira në rrugë dhe shpejtësia e automjeteve.

Top Channel