Partia opozitare në Kosovë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar përmes një komunikate lidhur me prishjen e koalicionit qeverisës LDK–PDK.

“AAK e konsideron si një përfundim të natyrshëm të një koalicioni të panatyrshëm fundin e qeverisjes mes LDK–së dhe PDK-së”, thuhet në komunikatë.

Kjo parti vlerëson se qeveria Thaci ka qenë më e keqja që ka pasur Kosova, pasi sipas saj, ajo i ka shkaktuar vendit krizën më të thellë institucionale.

Top Channel