
E premtja ka qenë një ditë e ngarkuar për Prokurorinë e Tiranës.
Rreth ores 10.40 ne Prokurori është paraqitur deputeti Eduart Shalsi, për të deshmuar mbi hetimet e hapura nga prokuroria pas denoncimeve te opozites per afera korruptive me ceshtjet e privatizimit te ish-Ekspozites “Shqiperia Sot”.
“Me kërkesë dhe në respekt të institucionit të Prokurorisë unë u tregova i gatshëm të tregoj gjithcka di në lidhje me cështjet që interesohej prokuroria. Ne jemi të angazhuar të ndihmojmë institucionet që të zbardhin disa cështje me interes publik. Ne do të vendosim në dispozicion të prokurorisë cdo njohuri tonën. Do ta inkurajoja prokurorinë për detyrën e saj për paanshmëri, integritet dhe perfundim te hetimeve brenda afateve të caktuara nga ligji”, tha Shalsi, pas dëshmisë së dhënë.
Pas Shalsit në Prokurori hyri ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, i cili u paraqit ne institucion pas denoncimeve bërë ditët e fundit për kontrabandën e naftës.
Para hyrjes në Prokurori Prifti u shpreh: Kam ardhur në këtu për të bërë detyrën time si qytetar, për t’i qëndruar atyre akuzave që i kam bërë publike dhe të paraqes fakte dhe dokumenta për kontrabandën që ka ndodhur”, u shpreh Prifti.
Deputeti shpreson që prokuroria t’i marrë seriozisht faktet dhe ta cojë deri në fund cështjen, sepse mund të dalin shumë të reja.
Top Channel