Policia serbe ka arrestuar 16 huliganë të tjerë që ishin duke u kthyer nga Italia.

Ata akuzohen për dhunën që shpërtheu në Xhenova që çoi deri në ndërprerjen e ndeshjes së vlefshme për kualifikimin në Euro 2012.

Forcat e rendit kishin arrestuar edhe dje 19 tifozë të tjerë në kufi.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic ka premtuar një hetim të hollësishëm mbi incidentin.

Top Channel