E ëma e Ivan Bogdanov, kreu i huliganëve serbe që shkaktuan aktet e dhunës ditën e martë në stadiumin e Xhenovës, ka mbrojtur djalin e saj duke thënë se ai është djali më i mirë në botë.

“Ivani im është djali më i butë dhe më i mirë në botë. Ai është i sjellshëm dhe altruist dhe ka paguar për faktin se është një njeri i mirë”, është shprehur Fanika Bogdanov në një intervistë për gazetën beogradase “Alo”.

“Mendoj se ai është një njeri i mirë për të gjithë të tjerët, përvecse për veten e tij”, ka shtuar ajo.

Ivan, 30 vjec, jeton me të ëmën në një apartament në Dedinje, një lagje elegante në kodrën e Beogradit. I ati ka vdekur gjashtë muaj më parë.

E ëma ka pranuar se për të ishte shumë e vështirë të shihte të birin duke nxitur huliganët në stadiumin e Xhenovës.

“Më telefonoi të enjten, folëm pak dhe më tha se është mirë. Ndihem keq kur shoh ato që shkruhen për djalin tim, ju lutem të më kuptoni”, ka shtuar Fanika.

Ndërkohë, gjykata e qytetit të Xhenovës ka konfirmuar gjendjen e arrestit ndaj Ivanit, i cili rrezikon deri në 4 vjet burg për prishje të rendit publik.

Top Channel