Rama: Buxhetit i mungojne 200 mln USD

15/10/2010 17:10

Udhëheqësi i partive të opozitës Edi Rama akuzoi kryeministrin Berisha se po con përpara skemën e varfërimit të Shqipërise, duke e bazuar akuzën në të dhënat që ofron sipas opozitës zbatimi real i buxhetit të vitit 2009.(UPDATE)

Zoti Rama i rikthhet menyres se si jane zbatuar parate publike gjate vitit te zgjdhjeve parlamentare  duke e cilesuar buxhetin 2009 nje buxhet qe i mundesi Berishes vjedhjen e zgjedhjeve.

Deklarimi i zotit Rama eshte i ndryshem nga vleresimi i kryeministrit Berisha, i cili një ditë më parë në parlament tha se buxheti i vitit te shkuar ishte buxheti i zgjdhjeve me te mira.

200 mln dollarë që mungojnë nga paratë publike janë favore fiskale për klientët e oborrit të pushtetit.

I pyetur nga gazetaret per rruget qe mund te cojne ne zgjidhjen e krizes nje vjecare politike, kreu i opozites tha se nuk do te kete terheqje nga rrugetimi i nisur opozitar qe kerkon fillimisht te hetoje zgjedhjet parlamentare.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB