Prifti: Prokuroria të mos lëkundet nga presionet

15/10/2010 16:45

Ish-ministri Dritan Prifti del nga Prokuroria pas tre orësh marrje në pyetje.Duke folur për gazetarët Prifti deklaroi se tani nuk mund të japë më detaje rreth cështjes për kontrabandën e karburanteve, pasi përbën sekret hetimor.

“Gjithcka dija dhe kisha ia dorëzova organit të akuzës. I kam premtuar prokurorisë që nuk do të flas më për këtë cështje, sepse përbën sekret hetimor. Ka nisur një proces serioz nga ana e organit të akuzës për këtë cështje”, tha Prifti.

Ish-ministri theksoi se ka vënë në dispozicion të Prokurorisë provat që zotëron dhe u shpreh se beson se institucioni do ta bëjë detyrën e vet pa u lëkundur nga presionet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA