Opozita: Ministra të lidhur me mafien

15/10/2010 15:15

Një dite pas deklarimit në parlament për një dosje sekrete ku implikohen ministra me organizata mafioze, deputeti socialist Sajmir Tahiri shprehet se kryeministri ka më shumë se tre muaj që e ka atë në zyrën e tij.

Por Tahiri per shkak te ruajtjes se sekretit nuk jep shume detaje te kesaj dosjeje, e cila mesa duket nuk bazohet ne akuzat e socialisteve por ne hetimet nga nje agjenci e specializuar. Deputeti socialist i shton akuzat duke theksuar se sipas burimit te tij te informacionit ministrat e sponsorizuar nga mafia ishin ne dijeni per prejardhjen e financimeve.

“Ka më shumë se tre muaj që Berisha ka një dosje me emra zyrtarësh të lartë që janë të sponsorizuar për ngritje në detyrë nga krimi i organizuar dhe mafia ndërkombëtare. Janë emëruar në këto detyra të larta shtetërore, të sponsorizuara nga bota e errët e krimit”, tha Tahiri.

E mes ketyre akuzave Tahiri shton dhe ato te subjektit te tij politik me fakte te cilat deri me tani jane bere publike.

“Ky eshte nje fakt shume i rende qe hedh pergjegjesi jo vetem mbi keta zyrtare, por edhe mbi vete kryeministrin dhe qe duhet te shkarkoje ministrat dhe t’i drejtohet popullit per gjykim me vote te lire”, tha Tahiri.

Nese pretendimi i te majteve qendron dhe dosja eshte derguar muaj me pare nga Sherbimi Sekret Shqiptar ne qeveri, per opoziten kjo eshte nje arsye themelore qe shpjegon edhe krizen e maxhorances me Sherbimin Informativ Shteteror dhe kerkesen e vazhdueshme te kryeministrit per largimin e shefit te SHISH, Bahri Shaqiri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA