Ekspertët e fushës së ekonomisë dhe prodhuesit në Maqedoni kanë paralajmëruar se shumë shpejt vendi do të preket nga nje valë rritjeje të cmimeve.

Sipas tyre, deri në fund të vitit shtrenjtimi i produkteve ushqimore, në vecanti i miellit, bukës dhe mishit mund të arrijë mbi 15 për qind.

Shkak për këtë rritje të paralajmëruar është bërë rritja e konsiderueshme e cmimit të grurit në bursat ndërkombëtare.

Gjithashtu, përmbytjet e fundit në Kroaci, Serbi dhe Bullgari, që janë importueset kryesore të grurit për Maqedoninë, kanë bërë që oferta nga këto vendet të bjerë.

Top Channel