Autoritetet kroate kanë gjetur në ujërat e lumit Danub prani të thekësuar alumini, që dyshohet të jetë përhapur nga rrjedhja e baltës toksike nga një impiant në Hungari.

Autoritetet kroate kanë deklaruar se prania e aluminit në lum është 4.5 herë më e lartë se niveli normal, por ato kanë nënvizuar se ai nuk përbën rrezik për shëndetin.

Ndërkohë, ditën e djeshme autoritetet hungareze hoqën gjëndjen e jashtëzakonshme që ishte vendosur pas rrjedhjes së baltës toksike, që shkaktoi një nga katastrofat më të mëdha ekologjike në Hungari.

Top Channel