Presidenti i përkohshëm i Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se ditën e sotme do të përcaktohet data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Sot pasdite kemi një takim me përfaqësuesit e partive politike dhe do të përcaktojmë dy data, atë për zgjedhjet në komunën e Rahovecit, si dhe atë për zgjedhjet e përgjithshme”, ka pohuar Krasniqi.

Deklaratën e tij kryetari i Parlamentit të Kosovës e bëri pas një takimi me shefin e ri të misionit EULEX, Xavier Bout de Marnhac.

Ditën e djeshme mediat kosovare, duke cituar vetë Krasniqin, aluduan se data e zgjedhjeve të parakohshme është 13 shkurti.

Top Channel